Mesut Bajrami, bartësi i listës së pavarur në Kumanovë, prezanton programin politik të listës së pavarur “PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS” për zgjedhjet komunale:
1. Zëri i qytetarëve në Këshill
Do të jemi zëri i qytetarëve, përfaqësues të interesave të tyre dhe jo të partive politike.
Do të organizojmë takime të rregullta me banorët e të gjitha lagjeve, për të dëgjuar shqetësimet dhe propozimet e tyre, të cilat më pas do t’i paraqesim në seancat e Këshillit Komunal.
2. Beteja politike për një nga pozitat kryesore në Komunën e Kumanovës
(Kryesuesin e Këshillit ose Sekretarin).
3. Transparencë dhe llogaridhënie
Do ta ngremë zërin dhe do të kërkojmë transmetimin e rregullt dhe të drejtpërdrejtë të seancave edhe nga mediat lokale shqiptare. Mbledhjet e Këshillit duhet të jenë të hapura për qytetarët dhe të transmetohen online edhe në gjuhën shqipe.
4. Arsim cilësor në gjuhën shqipe
– Përmirësimi i kushteve në shkollat shqipe (tekste, kabinete, metoda moderne të mësimdhënies).
• Mbështetje për studentët shqiptarë me bursa komunale.
5. Barazi gjuhësore dhe institucionale
• Zbatimi real i gjuhës shqipe në komunë dhe në të gjitha shërbimet lokale.
– Çdo vendim i komunës të jetë publik dhe i qasshëm edhe në gjuhën shqipe.
6. Kultura dhe identiteti
– Mbështetje për aktivitetet kulturore shqiptare.
– Ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë shqiptare në Kumanovë.
7. Mbrojtja e mjedisit dhe pastrimi i qytetit
– Dislokimi dhe eliminimi i deponive ilegale.
– Shtimi i koshave të mbeturinave.
– Fushata ndërgjegjësuese për pastrimin dhe ruajtjen e hapësirave publike.
– Krijimi i hapësirave të gjelbra dhe mbjellja e sa më shumë fidaneve në gjithë qytetin.
8. Zhvillimi ekonomik lokal dhe punësimi
– Investime për zhvillimin e zonave industriale, duke bërë thirrje për mbështetje dhe lehtësime për investitorët vendas dhe të huaj.
– Punësim proporcional të shqiptarëve në administratën komunale dhe në të gjitha institucionet publike lokale.
9. Përkrahje për zhvillimin e bizneseve lokale
– Lehtësime dhe trajnime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në qytet dhe në fshatra.
– Ulje të taksave komunale për bizneset.
10. Rinia dhe sporti
– Mbështetje për klubet sportive shqiptare.
– Hapja e qendrave rinore dhe ndërtimi i fushave sportive në lagjet shqiptare.
11. Planifikimi dhe shqyrtimi i planit detal urbanistik
– Përpilimi dhe miratimi i Planit Gjeneral Urbanistik (PGJU) për qytetin e Kumanovës, me qëllim zgjerimin e qytetit në zonat ku graviton popullata shqiptare.
– Hartimi i planeve detale urbanistike në konsultim me ekspertë të fushës dhe me pjesëmarrje publike, gjithmonë në interes të qytetarëve.
12. Infrastruktura në lagjet shqiptare
– Rregullimi i rrugëve dhe ndriçimit publik.
– Vendosja e gypave të ujërave atmosferike duke i ndarë nga kanalizimet fekale.
– Vendosja e rrjetit të ujësjellësit aty ku ka nevojë.
– Zhvillim urban i barabartë për të gjitha lagjet.
13. Emërtimi i rrugëve
– Hapja e debatit publik dhe sjellja e propozim-vendimeve për ndryshimin dhe emërtimin e rrugëve në zonat me shumicë shqiptare, duke u dhënë emrat e personaliteteve të shquara të kombit shqiptar – intelektualë, shkrimtarë dhe dijetarë.
14. Bashkimi dhe fuqizimi i shqiptarëve në Kumanovë
– Të gjithë shqiptarët, pa dallim partie, të kenë zë në komunë.
15. Politika për bashkim, jo përçarje.
– Nisma për bashkimin e Komunës së Likovës me Komunën e Kumanovës.