Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë, Zhoao Gomesh Kravinho, me një video-mesazh ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Bujar Osmanit për kryetar të Komunës së Çairit.
“Është kënaqësi e madhe ta mbështes kandidaturën e Bujar Osmanit për Komunën e Çairit. E njoh Bujarin si ministër të Jashtëm dhe kam mbetur jashtëzakonisht i impresionuar,” deklaroi Kravinho.
Kravinho, i cili ka qenë shef i diplomacisë portugeze dhe është diplomat i njohur ndërkombëtarisht, theksoi rolin e Osmanit si kryesues i OSBE-së dhe udhëheqjen e tij në çështjet evropiane.
“Kryesimi i tij me OSBE-në, udhëheqja e tij në çështjet evropiane, mençuria e zërit të tij – e gjithë kjo tregon se Çair ka një shans shumë të mirë nëse Bujari bëhet kryetar”.
Në mesazh, ai theksoi se me Bujar Osmanin në krye të Çairit, komuna do të ketë një njeri që mund të hapë dyer të rëndësishme për bashkëpunimin dhe zhvillimin ndërkombëtar.
“Besoj se me Bujarin do të jetë shumë më e lehtë të hapen të gjitha dyert ndërkombëtare që duhet të hapen. Me Bujarin, e ardhmja e Çairit është një e ardhme e buzëqeshur”, përfundoi Kravinho.