Luka Modriç është i pandalshëm! Me golin e tij të fitores kundër Bolonjës, kampioni kroat u bë mesfushori më i vjetër që shënon në Serinë A.Javën e kaluar, fituesi i Topit të Artë 2018 festoi në Milanello ditëlindjen e tij të 40-të, dhe dje pesë ditë pas festës së ditëlindjes së tij, ai shënoi golin që i lejoi Milanit të siguronte fitoren e dytë radhazi.
Por Modriç, pavarësisht se është mesfushori më i vjetër që shënon në Serie A, nuk është në krye të kësaj renditjeje të veçantë. Në fakt, ai pozicionohet në vendin e 6-të që arrin të shënojë gol në moshën 40-vjeçare.
5) Pietro Vierchoëod (Piacenza)
Seria A 1998/99 – Piacenza-Salernitana 1-1 (23 maj 1999)
Shënuar në 40 vjet e 47 ditë
4) Fabio Quagliarella (Sampdoria)
Serie A 2022/23 – Milan-Sampdoria 5-1 (20 maj 2023)
Shënuar në moshën 40 vjeç e 110 ditë
3) Silvio Piola (Novara)
Seria A 1953-53 Novara-Milan 1-1 (7 shkurt 1954)
Shënuar në 40 vjet e 131 ditë
2) Alesandro Kostakurta (Milan)
Serie A 2006/07 – Milan-Udineze 2-3 (19 Maj 2007)
Shënoi në moshën 41 vjeç e 25 ditë
1) Zlatan Ibrahimoviç (Milan)
Serie A 2022/23 – Udineze-Milan (18 Mars 2023)
Shënoi në moshën 41 vjeç, 5 muajsh dhe 5 ditësh