Më 13.09.2025, në orën 02:30, në rrugën “Lupço Arsovski” në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë privuan nga liria dy të mitur nga qyteti.
Sipas denoncimit paraprak, të miturit përpiqeshin të hynin në një shtëpi në këtë rrugë. Gjatë kontrollit, policia i gjeti ata me objekte të forta në duar, dhe njëri prej të miturve sulmoi fizikisht një nëpunës policor gjatë kryerjes së detyrës.
Të miturit u mbajtën në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.TS