Një banor i një fshati të Kavadarit është privuar nga liria pas një kallëzimi për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, informoi sot Sektori për Punë të Brendshme – Veles.
“Më 12 shtator, rreth orës 16:30, zyrtarë policorë nga DPB – Kavadar arrestuan Z.S. (43) nga një fshat i Kavadarit, pas një kallëzimi paraprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 40-vjeçare, duke përdorur edhe një objekt metalik”, njoftuan nga SPB – Veles.
Z.S. është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Po ashtu, dje pasdite, në orën 17:40, në OVR – Kavadari, 57-vjeçarja M.R. ka raportuar se në rrugën “Klinska” në qytet është sulmuar fizikisht nga A.V.
“Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, theksuan nga SPB – Veles.