Kandidati i VLEN-it, për komunën e Cairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar sot se pishina e braktisur në Cair, do të shndërrohet në një kompleks të ri sportiv sipas standardeve evropiane.
“Një investim që do ta bëjë krenar jo vetëm Çairin, por edhe gjithë Shkupin.
Kompleksi do të përfshijë një sallë të madhe sportive për hendboll, volejboll dhe basketboll, me kapacitet mbi 3.000 spektatorë. Po ashtu, do të ketë hapësira të veçanta për fitnes, pingpong, sporte luftarake, karate dhe boks, ndërsa në pjesën e jashtme do të ndërtohen fusha për futboll të vogël dhe dy fusha basketbolli të hapura për të gjithë qytetarët.
Projekti do të realizohet përmes partneritetit publiko-privat, me garanci të plotë që pas përfundimit të periudhës së shfrytëzimit nga investuesi, qendra do të kalojë në pronësi të plotë të Komunës së Çairit dhe qytetarëve. Vendimi i Qeverisë tashmë i ka dhënë Çairit të drejtën për ta menaxhuar këtë hapësirë dhe për të zbatuar procedurat e nevojshme.
Me këtë investim, fëmijët dhe të rinjtë e Çairit do të kenë kushte të barabarta me ato të qendrave sportive më moderne në Evropë. Ky është një hap i madh përpara për mbështetjen e sportit, jetës së shëndetshme dhe rekreacionit.
Është koha që Çairi të ketë imazhin që e meriton. Çair evropian. Çair i mundësive!” – tha Izet Mexhiti.
Data 09.09.2025
Aktuale
- Në Universitetin e Tetovës ka filluar afati i dytë i regjistrimit për vitin akademik 2025/26
- “Shumë ngjarje kriminale në Shkodër nuk kanë autorë”- Artan Hoxha: Strukturat tona kanë dështuar, duhet një operator kombëtar që të zbardhë vrasjet në këtë qytet
- Tifozët italianë protestojnë kundër himnit kombëtar izraelit
- Izraeli kryen atentat ndaj figurave të nivelit të lartë të Hamasit në Katar
- Rikthimi i besimit: Kosova e Para dhe nevoja për një kthjellje kombëtare
- Bie ndjeshëm numri i fëmijëve që regjistrohen në shkollë/ Në 5 fshatra të Bulqizës, vetëm një fëmijë në klasë të parë
- Skandali me përgjimin, deputetët nesër “vizitojnë” ASK-në
- Një aventurë e frikshme: Si një burrë kaloi katër ditë në një ashensor të bllokuar