Kandidati i BDI-së dhe AKI-së për komunë e Tetovës, Bajram Rexhepi në konferencë për media, sot ka deklaruar se punimet në bulevardin “Boris Kidriç” po bëhen në mënyrë të jashtëligjshme.
Nga komuna e Tetovës, kanë reaguar duke thënë se bëhet fjalë për gënjeshtër dhe për propagandë politike.
“Kandidati nga radhët e AKI-së Bajram Rexhepi, sot në një press konferencë ka theksuar se rruga “Boris Kidriç” nuk ka leje ndërtimi. Komuna e Tetovës e demanton këtë lajm, pasi për rrugën në fjalë ka LEJE NDËRTIMI dhe të gjitha procedurat paraprake duke ia bashkangjitur edhe vendimin e këshillit!”, reaguan nga Komuna e Tetovës, duke publikuar edhe vendimin.
Ndryshe, në rrugën “Boris Kidriç” më 18 korrik kanë filluar punimet. Këto punime kanë filluar pas një sërë anulimesh, që sipas autoriteteve komunale faji qëndronte në kompanitë e kontraktuara.
Data 09.09.2025
Aktuale
- Mesut Bajrami: Më 19 tetor fuqia do të kthehet te populli, jo te vasalët!
- Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovën e vjetër
- Shpërthen zjarr në deponinë “Drislla” në Shkup
- Kreu i SPAK takim me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, në fokus të bisedimeve bashkëpunimi për luftën ndaj trafikut të drogës
- Turqia dënon sulmin izraelit ndaj delegacionit të Hamasit në Katar gjatë bisedimeve për armëpushim
- Në Universitetin e Tetovës ka filluar afati i dytë i regjistrimit për vitin akademik 2025/26
- “Shumë ngjarje kriminale në Shkodër nuk kanë autorë”- Artan Hoxha: Strukturat tona kanë dështuar, duhet një operator kombëtar që të zbardhë vrasjet në këtë qytet
- Tifozët italianë protestojnë kundër himnit kombëtar izraelit