Askush nuk i dërgon në botën e errët serbe-ruse siç shesin mjegull Osmani dhe BDI, por në botën e përgjegjësisë, para ligjit për të gjithë krimin dhe tradhtinë që ka bërë klika kriminale. Kështu VMRO-DPMNE-ja u përgjigjet akuzave të BDI-së dhe Osmanit për ndikimin e botës serbe në vend. Partia maqedonase në pushtet thonë se “Bujarit, bota ruse i është bërë refleks Pavlovian, gjithmonë kur nuk ka çfarë të thotë, del me botën ruse ose botën serbe. Tani është koha e drejtësisë dhe përgjegjësisë, një kohë kur Aliu, Artani, Bujari, Filipçe dhe Zaevi do të duhet të përgjigjen para ligjit, thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Kandidati i BDI-së për Çairin, Bujar Osmani, tha se shteti po kthehet në zonë gjeopolitike jashtë vlerave evropiane. “Do të kthehemi në orbitën e ndikimit serbo-rus, në një sferë të errët ku nuk ka vlera Evropiane por vetëm autoritet dhe nënçmim”, kishte thënë Osmani duke kritikuar qeverinë. /Alsat.mk
Data 09.02.2026
Aktuale
- Vazhdon gjyqi për “Onkologjinë” do të dëgjohen ekspertë nga Sllovenia
- Zgjebja në kazermën e Velesit zbulon kushte çnjerëzore në ARM, alarmoj nga Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë
- LSM nesër vazhdon protestat, do të bllokojë rrugët për te Kuvendi
- Prokuroria e Hagës kërkon nga 45 vjet burg për secilin ish-krerë të UÇK-së
- LSDM: Nuk ka përgjigje se si 5 tonë drogë kaluan kufirin dhe kush është i përfshirë
- Aksident në Babicë të Vlorës, raportohet për dy të lënduar, një vajzë pëson fraktura në kokë! Pamjet e makinave të bëra copash
- LAMM: Trafiku zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
- Regjistrohet tërmet në Tetovë dhe rrethinë


