SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër Ç.I. (83) dhe F.I. (45), të dy nga fshati Koroshishtë, rrethina e Strugës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje e energjisë elektrike, energjisë termike ose gazit natyror”.
Më 17 janar 2025, gjatë një kontrolli në një objekt në Strugë, është konstatuar se të denoncuarit kishin ndërprerë kabllon përçuese tek matësi i energjisë elektrike dhe kishin lidhur tela bakri për të anashkaluar njëhsorin dhe për të shmangur matjen e konsumit.
Rasti po dokumentohet dhe pas procedurave do të ndiqet kallëzim penal përkatës.TS