Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është arrestuar një 56-vjeçar nga Dibra pasi dyshohet se ka shkaktuar qëllimisht zjarr, njofton TV21.
“Më 25.08.2025 në orën 11:35 në Dibër, nëpunësit policorë të NJPB Dibër e privuan nga liria J.D. (56) nga Dibra. Duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm se rreth orës 10:45 kishte shkaktuar zjarr në bar të thatë dhe shkurre në një arre në vendin e quajtur “Budulec” në Dibër.
Persona të lënduar nuk ka, ndërsa J.D. u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB-ja.