Kushtin nga masa e Qeverisë për dhënien e vauçerëve prej 250 euro për studentët për blerje të laptopëve apo tabletëve që kompanitë të kenë minimum dy ekspozitura në territorin e vendit, OEMVP e vlerëson si kriter diskriminues.
“Ky kufizim i përjashton shumicën e bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat në shumicën e rasteve operojnë vetëm me një ekspoziturë, por megjithatë ofrojnë shërbime cilësore dhe profesionale dhe krijon konkurrencë jo të barabartë, duke favorizuar vetëm operatorët më të mëdhenj”, theksojnë nga OEMVP.
OEMVP, madje u bënë thirrje institucioneve përkatëse që të rishikojnë kushtet e thirrjes publike dhe të mundësojnë qasje të barabartë për të gjitha kompanitë në mënyrë që të shmanget krijimi i konkurrencës jolojale dhe të sigurohet trajtim i drejtë për të gjithë operatorët ekonomikë.