Pas një procedure dyvjeçare të gjerë hetimore paraprake nga Drejtoria e Policisë Financiare, e cila zhvillohej në kuadër të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjatë ditës së sotme, nën udhëheqjen e prokurorit publik të çështjes, Drejtoria e Policisë Financiare ka realizuar një aksion në të cilin janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e komunës së Likovës, Kumanovës dhe Zhelinës.
Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në aksionin e asistuar nga njësia speciale “Tigrat”, janë privuar nga liria 7 persona dhe të njëjtit janë paraqitur para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale Themelore, ndërsa një person nuk është i kapshëm për organet e ndjekjes, thuhet në njoftim.
Dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë mbi 430 milionë denarë.
Drejtoria e Policisë Financiare mbetet e përkushtuar në zbulimin dhe ndjekjen e krimit financiar dhe mbrojtjen e buxhetit të shtetit.
Data 11.02.2026
Aktuale
- Aksident në hyrje të Shkupit, shkrumbohet një veturë dhe një maune
- LSDM: Si kaluan 5 ton drogë nga Maqedonia në Serbi pa u zbuluar?
- Si qeni paralajmëron pronarin për tërmetin e papritur në Prizren
- A është Jeffrey Epstein ende gjallë? Zbulimi i fakteve të reja nga BBC
- “Tentuan të më vrisnin”/ Presidenti kolumbian ngre alarmin: Kishin përgatitur një atentat ndaj meje, do të ndryshoj vendbanim
- Gjenerali norvegjez: Rusia mund të kryejë një pushtim tjetër për të mbrojtur pasurinë bërthamore
- LSDM: Maqedonia ka Maduron e vet
- RMV sërish pa përparim në luftën kundër korrupsionit


