Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe theksoi se qeveria po i hap me vetëdije dyert për parregullsi zgjedhore, sepse VMRO-DPMNE po humbet një numër të madh votash. “VMRO-DPMNE po humbet një numër të madh votash, mbi 100 mijë, diku rreth 120 mijë vota, ata po kërkojnë instrumente që mund ta rrezikojnë seriozisht procesin zgjedhor”, tha Filipce. Ai ka komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski sipas së cilës, edhe një vit pas formimit të qeverisë së re, LSDM dhe BDI po tregohen si fajtorët kryesorë në vend. “E dëgjova deklaratën e kryeministrit dhe më vjen keq që dëgjova një deklaratë të tillë. Unë besoj se është rezultat i një paaftësie të plotë dhe mungesës së kapacitetit për të menaxhuar dhe udhëhequr një vend”, tha Filipçe.
Data 11.02.2026
Aktuale
- Kaosi në Klinikë bllokon Autoambulancën, qytetarët nuk shohin zgjidhje
- ESHR: Nevojitet një organ kompetent që të monitorojë raportimin për reklamimin politik të paguar në portale
- Misteri i zhdukjes së një shtetasi të huaj në Fushë Kosovë
- Ndërruan jetë tragjikisht në Itali, katër anëtarët e familjes Kola përcillen të enjten për në banesën e fundit
- Euroambasadori Rokas: Të mos politizohet çështja e provimit të jurisprudencës në RMV
- BDI: Të ndiqet penalisht Ministri i Drejtësisë
- Gostivarasit 17 vjetë i merret vetura dhe arrestohet, pasi voziste pa patentë shoferi
- Kallëzimet penale kundër Fatmir Deharit, ende në procedurë parahetimore


