Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka inspektuar punimet në rrugën “7 korriku” në Seravë.
Sipas tij ky projekt do të përmirësojë infrastrukturën dhe do të lehtësojë qarkullimin për banorët e kësaj zone.
“Pash nga afër asfaltimin e rrugës “7 Korriku” në Seravë, ku po realizohen punime në një hapësirë prej 630 m². Ky projekt do të përmirësojë infrastrukturën dhe do të lehtësojë qarkullimin për banorët e kësaj zone.
Ky investim është dëshmi e përkushtimit tonë për të sjellë zhvillim dhe kushte më të mira jetese për çdo familje. Hap pas hapi, po e ndryshojmë realitetin në lagjet tona, duke e bërë Seravën dhe gjithë komunën me infrastrukturë moderne, ku banorët ndihen më afër institucioneve që punojnë për ta”, ka shkruar Mexhiti.
Data 12.02.2026
Aktuale
- Kurti: Shtesat e fëmijëve do të dyfishohen!
- Qeveria votohet me 66 vota -Kurti në krye të ekzekutivit!
- Mexhiti: Atë që ka bërë Taravari me “Gjoka konstrukshën” është megaskandal
- Selmani: Billall Kasami nesër përballë një vendimi politik me peshë të rëndësishme
- Kasami: Nesër mbledhim Kuvendin Qendror, për të vlerësuar pozicionin tonë në qeveri dhe për të marrë një vendim për rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm
- Meidani: Nuk bëjmë politikë ditore, por shtetërore
- Afrim Gashi uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës
- “Qëndroni në ambientet e Kuvendit, sot votohet Qeveria” -Porosia e Albulena Haxhiut për deputetët


