Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një rrahje që ka ndodhur në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës mes disa personash, njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas ka ndezur një zjarr afër shtëpisë së viktimës.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 22:25.
“Është raportuar se pas një rasti rrahje mes disa personash meshkuj kosovarë, njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas ka ndezur një zjarr afër shtëpisë së viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje.