Gjykata Penale e ka miratuar aktakuzën kundër B.N., në lëndën “Aditiv” duke i hedhur poshtë ankesat e mbrojtjes. Njëkohësisht, është parashtruar aktakuzë edhe kundër tre perosnave të tjerë për vepër penale “zbulimi i sekretit zyrtar”, ndërsa shqyrtohet edhe mundësia për bashkim të aktakuzave.
“E kemi njoftuar opinionin publik se Këshilli për vlerësim të aktakuzës me KOK OOA 47/25 kundër B.N. për veprat penale të nenit të nenit 394, neni 275-v dhe neni 273 të KP si vazhdim i hetimit në lëndën e njohur si “Aditiv” ka marrë vendim me të cilën ankesat e aktakuzës të parashtruara përmes avokatëve të tij refuzohen, ndërsa aktkuza miratohet në tërësi”, qëndron në kumtesë.
Nga atje shtojnë se së bashku me aktakuzën specifike, deri te gjykata nga ana e PTHP NKOK është parashtruar edhe një propozim aktakuze kundër B.P.M., T.D. dhe M.S. për veprën penale sipas nenit 360 të Kodit Penal – Zbulimi i sekreteve zyrtare, propozim i cili nuk i nënshtrohet vlerësimit.
Për më tepër, është paraqitur një kërkesë për bashkimin e akuzave me rastin “Aditiv”, i cili, siç njoftoi Gjykata Penale, do të vendoset në periudhën e ardhshme.
Lënda “Aditiv” lidhet me abuzimet në kompaninë shtetërore EMV dhe tenderët fiktivë me vlerë miliona euro.
Hetimi përfshin mbi 30 persona, përfshirë ish-drejtorë dhe zyrtarë, ndërsa akuzat përfshijnë bashkim kriminal, keqpërdorim të detyrës zyrtare, pastrim parash dhe zbulim të sekreteve zyrtare.
Gjyqi vazhdon nesër në Qendrën Korrektuese të Idrizovës.