Më 14.08.2025, rreth orës 22:00, në rrugën “Vëllezërit Miladinovi” në Vinicë, nga punonjës të policisë së Stacionit Policor Vinicë në koordinim me Stacionin Policor Berovë, është privuar nga liria B.R. (29) nga Berova.
Gjatë kontrollit tek ai është gjetur marijuanë dhe rizla. Bazuar në informacione operative paraprake, policia ndaloi një automjet “Dacia Sandero” me targa të Berovës, pronë e Qendrës Shëndetësore – Berovë, i drejtuar nga B.R.
Pas gjetjes së drogës, është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, i cili ka udhëzuar që B.R. të privuar nga liria.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër B.R. do të ngrihet kallëzim i përshtatshëm penal.