Ramadan Ramadani
Ndonëse disa herë më parë Kryeministri aktual, herë si prej anash e herë në mënyrë jo edhe aq të qartë, mohonte ndikimin e rezultatit të zgjedhjeve lokale për mundësinë e mbajtjes të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, tani, së fundmi, qartë dhe drejtpërsëdrejti e mohoi këtë gjë dhe bile tha diçka në lidhje me atë se kjo është qëllimi i BDI-së. Prap duke folur edhe disa gjëra tjera të paqarta. E ngase nuk mund ti sqaronte mirë shihej se ato ishin të paqarta edhe për atë vet e mandej edhe ashtu dolën në opinionin publik.
Ne pra në këtë analizë mbajmë një mendim se; pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve lokale, raportit mes forcave politike shqiptare ose të atyre maqedonase, nuk do ket shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare!
Ne sigurisht se nuk e dimë dhe nuk parashikojmë të ardhmen. As nuk flasim këtu për faktorët e jashtëm; se çka ndodh nëse Evropa ja hjek siguresat këtij shteti ose komplet ja ndal rrymën, fondet ene e heq prej rendit ditës. As nuk flasim për nëse bie Orbani dhe Vuçiçi, as nëse e sheh ndonjë andër Trumpi me Maqedoninë, por themi se sidoqofshin rezultatet dhe raportet e forcave politike në këto zgjedhje lokale nuk do ketë efekt dhe as faktorë të brendshëm për shpallje të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Dhe kjo jo sepse thotë Mickovski ose dikush tjetër, por bazuar në dy argumente:
E para: shumë zor që edhe një herë u vie vera ka dera, kështu një popullate mezi shumicë prej 54 përqind të ketë kaq pushtet të madh në ekzekutiv; në përqindje joproporcionalisht të madhe, diku 85 përqind! Nuk matet saktë me numra kjo punë, por aktualisht shqiptarë udhëheqës nuk ka në Ministrinë e Jashtme, në atë të Mbrojtjes, në agjencitë e sigurimit dhe inteligjencës dhe shqiptarët nuk drejtojnë asnjërën ministri simbolike shpirtërore si ajo e Kulturës dhe Arsimit. E po të bëhej një matje me buxhete dhe ingerenca ndoshta përqindja del edhe më joproporcionale se kjo që e thamë aproksimativisht 85 %!
Njashtu me ndryshim të kodit zgjedhorë, në çfarë do forme, ata mo asnjëherë nuk do kenë kaq përfaqësim joproporcional në Kuvend prej diku 70 përqind të parlamentit! Dmth kështu si është tani dhe edhe disa herë më parë; maqedonasit kanë mbi 80 deputet në parlament ku vetëm shqiptarët do duheshin të kishin më së paku një të tretën e parlamentit pra gjithnjë se paku 40 deputetë. E mandej turqit, serbët, romët; nga më së paku tre katër deputet, çdo komunitet!
Dhe argumenti i dytë është se njëra prej forcave në etablim e sipër nga ai opcioni i ashtuquajtur i tretë mes maqedonasve është bërë dhe ritur vetëm përkohësisht dhe edhe ata vet këtë e kanë kuptuar! Pra bëhet fjalë për ZNAM, të atij Maksim Dimitrievskit, që tani është në pozitë me dy ministri e gjashtë deputet, e që nuk do me pas kurnjëfarë zgjedhje deri në kijamet! Pra opinioni është se ato nga ZNAM-i edhe nëse shumica tjetër e VLEN dhe VMRO DPMNE do ishte dakorduar për shpallje të zgjedhjeve të parakoshshme parlamentare, këto asnjëherë nuk do kishin dashur! As të prishet qeveria e as të shpërbëhet parlamenti, pasi tani e dinë edhe vet se ky fenomen, kjo shansë dhe kontekst ju ka ndodhë vetëm një herë: pa program, pa vizion dhe bile pa supstancë politike, thjesht kanë qëlluar aty në kohën e duhur me vulë të duhur dhe është e përkohshme. Ose deri sa të hapet dhe konsolidohet LSDM, pasi prej liderit e teposhtë krejt aty janë ikanakë nga mu ajo LSDM ose se nga ana tjetër mllefi dhe pakënaqësia nga dyja opcionet e mëdha maqedonase shkon në drejtim të LEVICA e jo ndaj ZNAM. Argument më i mirë është se në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte ZNAM në epërsi të madhe me kandidatin për president me diku 100000 vota por ama vetëm pas dy jave në parlamentare mezi e mrrini ate LEVICA-N me numër të deputetëve 6 dhe vota diku 60 mijë!
Pra debati dhe fokusi në këto zgjedhje lokale duhet të bëhet dhe të mbetet në çështje komunale pasi nuk ka asgjë në lidhje me ato nacionale! Ju falenderit, shihemi në videon e rradhës!