Më 12 gusht 2025, rreth orës 17:00, në SPB Tetovë, një 44-vjeçar nga një fshat i Tetovës raportoi se ishte mashtruar nga një person nga një fshat tjetër i rajonit, për shumën prej 1,000 eurosh. Sipas denoncimit, në prill të vitit 2024, pas montimit të një pjese të dyerve të dhomave të porositura, bashkëshortja e tij i kishte dorëzuar shumën e parë të parave, me marrëveshjen që pjesa tjetër të paguhej pas përfundimit të punës. Megjithatë, deri në momentin e denoncimit, punimet nuk ishin përfunduar dhe as paratë nuk ishin kthyer. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Data 16.08.2025
Aktuale
- Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
- Si një veprim i thjeshtë mund të shpëtojë jetën tuaj në trafik
- Takimi në Alaska plot me simbolika! Pse Presidenti rus zgjodhi “Bishën” e Donald Trump
- OKH Merhamet & Vizioni-M: Mbyllëm me sukses javën e tretë të Shkollës Verore!
- Niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë, 27-vjeçari i plagosur në Korçë ka marrë dëmtime në zemër
- Naser Selmani: VLEN mision i pamundur!
- Si do të ndikojë takimi Trump-Putin në të ardhmen e Kosovës?
- MPB digjitalizon shërbimin për shpalljen e dokumenteve të humbura dhe të vjedhura