Oda e Stomatologëve të Maqedonisë ka mohuar akuzat e Ministrisë së Shëndetësisë mbi të cilën u morr vendimi final që kësaj ode t’i merren kompetencat për licencim. Kryetari i kësaj ode, Marjan Denkovski dekaroi se ministri Aliu e ka marrë vendimin pa qenë i informuar mjaftueshëm nga ana e ekipit të tij.
Tha se veç Ministrisë, inspektime në Odën e Stomatologëve, kanë bërë edhe shumë institucione tjera duke përfshirë këtu, Drejtorinë e të Ardhurave Publike po edhe Policinë Financiare, po edhe inspektoriate tjera në kuadër të insititucioneve shtetërore.
MARJAN DENKOVSKI, KRYETAR I ODËS SË STOMATOLOGËVE – 2,46-
“Në asnjë segment të punës së Odës së Stomatologëve, as në pjesën e autorizimeve publike të cilat janë ndarë me ligj, nuk ka parregullsi. Për pohimet se odës i janë dhënë udhëzime nga ana e ministrit, kurse ne nuk kemi vepruar, ju njoftojmë se ajo nuk është e vërtetë dhe nuk është e vërtetë që oda nuk ka vepruar. Kemi vepruar në bazë të të gjitha udhëzimeve të dhëna nga ministri, për këtë kemi edhe dëshmi dhe dokumente të shkruara. Unë si kryetar do t’i thërras në bisedime të gjithë kryetarët paraprak të Odës që kanë udhëhequr me këtë trup nga viti 2006 e këtej për ti dëgjuar mendimet e tyre sepse nga ajo që dimë deri më tani, bëhet fjalë për parregullsi të odës nga viti 2006-të”
Nxorri të gjitha dokumentet të cilat sipas tij, hedhin poshtë tezat se Oda e Stomatologëve nuk ka vepruar në bazë të ligjeve. Mohoi akuzat se ka hequr nga pozita anëtar i Kuvendit të Odës të cilët nuk pajtohen dhe kanë mendime ndryshe.
MARJAN DENKOVSKI – KRYETAR I ODËS SË STOMATOLOGËVE
“Policia Financiare këtu është tashmë gjashtë muaj me rradhë, unë i pres edhe sot. Sepse kërkuan hetim të plotë, këtë që ja dham ministrit dhe nuk deshi ta nënshkruaj. Është komplet konstruksioni financiar, jo vetëm të odës, por edhe timen personale. Llogaritë e mia bankare, kontratat e mia, të gjitha dokumentet të cilët janë të 7 viteve të fundit. Dokumentet që datojnë nga 2018-ta ua kemi dorëzuar dhe janë tek ata”
Përndryshe, gjatë vikendit Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka deklaruar se i marrin kompetencat Odës së Stomatologëve për dhënije të liçencave sepse sipas Aliut, institucioni nuk ka vepruar në përputhje me ligjet në fuqi.
Mevludin Imeri /SHENJA/