Kandidati për kryetar të Çairit, nga radhët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot ka prezantuar projektin për parkun e ri në këtë komunë. Sipas tij, kjo do t’i jap frymëmarrje të re Çairit, por edhe tërë Shkupit.
Sot, bashkë me bashkëpunëtorët e mi, prezantova një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme për të ardhmen e Çairit, Parkun e Ri, një hapësirë moderne, ekologjike dhe funksionale që do t’i japë frymëmarrje të re Çairit tonë, por edhe gjithë Shkupit. Ky projekt, i përzgjedhur pas përfundimit të Thirrjes Publike, do të realizohet sapo të marrë detyrën kryesia e re e Qytetit të Shkupit, në kompetencat e të cilit është ky park. Me këtë projekt, që është më shumë se thjesht një park, vazhdojmë modernizimin e Çairit, e bëjmë atë më të gjelbër, më të shëndetshëm dhe më të bukur për familjet tona, fëmijët tanë dhe gjeneratat që vijnë. Projekti përfshin: • Sipërfaqe të gjelbra moderne • Zona për fëmijë dhe të moshuar • Pista për ecje dhe xhiro • Hapësira kulturore dhe rekreative • Ndriçim, çezma, tualete publike, siguri dhe mirëmbajtje sipas standardeve më të larta Me zemër për Çairin tonë!
Data 14.02.2026
Aktuale
- Dhunë brutale në Shkup: Rrah gruan shtatzënë, ajo shpëton duke e mashtruar se do të shkonin te gjenekologu
- Neuer: Nuk zgjodha vetë pozicionin e portierit
- AKU bllokon mbi 4 ton produkte bulmeti të pasigurta në Fier, gjobitet subjekti me 250 mijë lekë
- Durmishi: Me shkarkimin e kryesisë, BESA fokusohet në bashkimin e VLEN-it
- Nxirren në shitje automjetet e sekuestruara në Maqedoni, BMW, Porsche dhe Mercedes në ankand
- Mickoski: Reformat e Maqedonisë drejt BE-së të maten me kritere dhe jo me politika ditore
- Bastisje në Gostivar, gjenden drogë, armë dhe municion, privohen nga liria katër persona
- Pa bullgarët në kushtetutë, nuk ka përparim për Maqedoninë drejt BE-së, paralajmëron presidentja e Bullgarisë


