Newcastle United po lëviz me shpejtësi për të siguruar nënshkrimin e Benjamin Seskos, sulmuesit të RB Leipzig, raportoi Daily Mail.
Klubi anglez është inkurajuar pasi lojtari ka shprehur hapur interesin për t’u bashkuar me “Magpies”.
Sesko është objektivi kryesor ofensivë i Newcastle këtë verë dhe klubi tashmë ka nisur negociatat me Leipzig për një marrëveshje që pritet të kapë shifrën e rreth 70 milionë funte.
Bisedimet mbi strukturën e pagesës kanë nisur gjatë fundjavës dhe drejtuesit e Newcastle synojnë ta përmbyllin marrëveshjen brenda 24 orëve të ardhshme.
Qëllimi i tyre është ta kenë sulmuesin slloven në dispozicion para ndeshjes hapëse të sezonit të Ligës Premier ndaj Aston Villas.
Ndërkohë, Manchester United mbetet në garë për lojtarin 22-vjeçar, por nuk ka dorëzuar ende një ofertë zyrtare.
Ende nuk është e qartë nëse Sesko ka preferencë të qartë mes dy klubeve, megjithëse burimet afër tij sugjerojnë se të gjitha opsionet janë të hapura.
Garë e fortë për një nga talentet më premtues të Evropës, që pritet të vendosë së shpejti për të ardhmen e tij.