Kandidati i AKI për kryetar komune të Tetovës, Bajram Rexhepi, sonte ka vizituar lagjen e Çarshisë së Epërme, ku në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, ka folur rreth problemeve me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Tetovës.
Postimi i plotë i Bajram Rexhepit:
Sonte vizituam Çarshinë e Epërme, një nga lagjet më të vjetra dhe më emblematike të Tetovës, aty ku jetuan e vepruan shumë veprimtarë dhe figura të shquara të Tetovës.
Me qytetarët e kësaj mëhalle krijuese dhe artizanale, bashkëbiseduam për problemet e përditshme: infrastrukturën, kanalizimin, mungesën e vendparkimit. Kërkesa këto, shumë me vend dhe modeste.
Jemi të bindur se Çarshia e Epërme meriton të kthejë shkëlqimin e vet autentik duke i ofruar një perspektive zhvillimore për vetë lagjen dhe qytetin. Dhe këtë do ta bëjmë përmes zgjidhjeve konkrete në programin tonë zhvillimor #PërTetovënERe. ✅