Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në fshatin Paçram, në Vaun e Dejës, ku një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa viktima është identifikuar si F. Ll., 65 vjeç.
Shërbimet e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë
Vau i Dejës / Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve
Vau Dejes, Vrasje, Krim, Shkoder, Policia, Hetim