“Ngjarjet e turpshme të mbrëmshme në palestrën e Kumanovës, ku u përsëritën koret me gjuhë të urrejtjes, raciste dhe ksenofobe ndaj shqiptarëve, janë dëshmi e qartë e një klime të rrezikshme që po tolerohet nga autoritetet shtetërore.
Thirrjet si “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar…” dhe “Maqedoni e pastër…”, të bërtitura pa asnjë ndalesë përpara syve të kryeministrit Mickoski, kryetarit të Kumanovës Dimitrievski dhe ministrave të tjerë të qeverisë, tregojnë një heshtje të qëllimshme dhe një bashkëfajësi të rrezikshme ndaj gjuhës së urrejtjes.
Si përfaqësues i Frontit Europian, dënoj me ashpërsi këtë akt të neveritshëm dhe kërkoj përgjegjësi të menjëhershme nga institucionet!
Njëkohësisht i bëjmë thirrje VLEN-it që të lëshojë qeverinë menjëherë, sepse bashkëqeverisja e tyre me këtë mentalitet të rrezikshëm është legjitimim i fyerjeve, nënçmimit dhe diskriminimit të shqiptarëve!” ka shkruar Blerim Bexheti
Data 05.08.2025
Aktuale
- Çfarë ndodh kur presidentja tërheq kërkesën? Dilemat dhe pasojat për Kushtetuesen në Kosovë
- Filloi trajnimi dyditor i kandidatëve për zjarrfikës – disa prej tyre javën e ardhshme do të përfshihen në shuarje të zjarreve me rrezik më të vogël
- Si ChatGPT do t’ju inkurajojë për një pushim të shëndetshëm gjatë bisedave të gjata
- BDI i publikoi emrat e kandidatëve të rinj për disa komuna, Fatmir Dehari do të garojë edhe për një mandat në Kërçovë
- Çështja “Bankers Petroleum”/ Apeli shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë
- PAMJET/ Aksident masiv në autostradën Fier-Lushnjë, autoboti përmbyset! Dy të plagosur dhe mjete të rrokullisura jashtë rruge
- Mexhiti: Qeveria miratoi themelimin e shkollës “Azem Morana” në Moranë
- (VIDEO) LSDM: 17 mijë punësime më pak që nga ardhja e VMRO-së në pushtet