Pas gjuhës së urrejtjes dhe thirrjeve anti-shqiptare në Kumanvoë, ka ardhur edhe reagimi i VMRO-DPMNE-së. Deputeti i kësaj partie, Bojan Petrushevski, ka dënuar thirrje duke thënë se bëhet fjalë për një grup të vogël qytetarësh.
“Në këtë kontekst, ne dënojmë çdo lloj shpërthimi nacionalist dhe gjuhë urrejtjeje, pa marrë parasysh se nga cila anë vijnë. Keqpërdorime të tilla i shërbejnë të gjitha rrymave dhe strukturave politike që për dekada kanë ndjekur një politikë urrejtjeje ndaj njëra-tjetrës.
Nacionalizmi dhe gjuha e urrejtjes janë mbrojtja më e mirë e krimit të atyre strukturave që për vite të tëra kanë abuzuar me marrëdhëniet ndëretnike dhe tani e shohin këtë si mundësi për të shpëtuar karrierat dhe ekzistencën e tyre në politikë.
Qëllimi ynë është të bashkohemi për përparimin dhe të ardhmen e përbashkët të Maqedonisë.”, ka deklaruar Petrushevski.
Data 06.08.2025
Aktuale
- Shqiptari e shkruan emrin e tij në historinë e futbollit belg, bëhet transferi më i shtrenjtë
- Asllani vazhdon të refuzojë ofertat nga klube të ndryshme
- BDI: Nga 74 punësimet, nipi i Zeqirija Ibrahimit, i vetmi shqiptar i pranuar në konkursin skandaloz të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës
- Haradinaj mobilizon veteranët për protestën e 7 gushtit në Prishtinë
- Rubio pret sot kryediplomatin e Serbisë në Departamentin e Shtetit
- Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e të miturës në Drenas
- Vritet një i dënuar gjatë përleshjes në “Bardovcë”
- Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve vendoset arsimi formal fillor në kushte spitalore për fëmijët që kanë mjekim afatgjatë