Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka dënuar ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara mbrëmë në Kumanovë.
“Një ndeshje basketbolli nuk është arenë për gladiatorë të urrejtjes, as podium për t’i bërë jehonë fantazmave të së shkuarës! Dënoj ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare që u dëgjuan mbrëmë!
Ajo që ndodhi në Kumanovë nuk është vetëm një moment turpi për sportin, por një goditje me grusht ndaj idesë më themelore të qytetarisë: që ne jemi të ndryshëm, por të barabartë.
Ata që zgjedhin të këndojnë himnin e urrejtjes në vend të himnit të lojës, nuk janë tifozë, janë aktorë të vegjël të një drame të madhe që e kemi kaluar bashkë dhe nuk kthehemi më aty!
Fyerjet raciste nuk janë “shprehje spontane të pakënaqësisë”, por tërbime primitive që kërkojnë vend në një kohë që nuk u përket. Maqedonia e Veriut nuk është as rezervat etnik, as kështjellë monokulture, por një mozaik në ndërtim, që nuk pranon bojë të zezë mbi ngjyrat e përbashkëta.
Le të jetë e qartë: kush mendon se me zhurmën e sharjeve do ta mbulojë zërin e bashkëjetesës, është i humbur në historinë e vet, jo në të ardhmen e këtij vendi!”, ka shkruar Kasami.
Data 20.09.2025
Aktuale
- A e keni ditur se shimpanzetë konsumojnë të paktën një pije alkoolike në ditë?
- “Tetova i hap dyertë Bajram Rexhepit: Mbështetje e jashtëzakonshme dhe fitore e sigurt për Tetovën e re” (VIDEO)
- Trump shprehet i lumtur që do ta takojë Presidentin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator
- Dr. Mahmut Çevik: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Abdi Baleta
- Nikolloski: Pas zgjedhjeve do të shpallim masat për ndalimin e çmimeve të larta të banesave
- Muhamed Elmazi: Sarajit i duhet ndryshim i vërtetë, jo premtime boshe
- Ramadani paralajmëron fitore historike: Sonte ndezim dritat në Saraj
- Osmani: Në Çair duhen tri prioritete, menxhimi i mbeturinave, ndërtimet pa leje dhe lufta kundër korrupsionit