Kandidati për kryetar të komunës së Sarajit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, ka realizuar një takim me kryetarin aktual të kësaj komune, Iljaz Vejseli.
“ Me Kryetarin Iljaz Vejseli, në frymën e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme lokale – për ta çuar Sarajin përpara me unitet, dinjitet dhe vizion të përbashkët kombëtar”, theksoi Ramadani.
Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe unitetit për zgjedhjet e ardhshme lokale, me qëllim për të ndërtuar një vizion të përbashkët për zhvillimin e Sarajit.