Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor pritet gjatë ditës.
Sipas sinoptikëve, pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima.
Temperatura minimale pritet të lëvizë në interval prej 11 deri 18 gradë, ndërsa ajo maksimale të lëvizë prej 28 deri 36 gradë Celsius.
Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 35 gradë.