Në Turqi kanë filluar të qarkullojnë thashetheme për një largim të mundshëm të Brahim Díaz nga Reali i Madridit dhe një transferimi të tij drejt Fenerbahçes, të drejtuar nga Zhoze Murinjo.
Pas këtij spekulimi, tifozët e klubit turk kanë mbushur rrjetet sociale me mesazhe drejtuar sulmuesit të krahut, duke përsëritur frazën tashmë klasike: “Eja te Feneri”. Një nga faktorët që e nxisin këtë lidhje, është marrëdhënia e ngushtë midis Brahim Díaz dhe ish-lojtarit të Fenerbahçes, Arda Gyler.
Gjatë festimeve të kampionatit të sezonit të kaluar, Brahim shprehu dashurinë e tij për mesfushorin e ri: “Ne jemi pothuajse gjithmonë bashkë. Ai është si një vëlla i vogël për mua, një anëtar i familjes sime”. Megjithatë, sipas burimeve në Madrid, mundësia që Diaz të largohet për në Turqi, është e largët.