Ndërmarrja Komunale Publike “Standard” – Dibër, falë menaxhimit të suksesshëm, rritjes së produktivitetit në inkasimin e taksave, qasjes ekonomike amvisërore të drejtorit nga radhët e BDI z.Burim Kaba, dhe bashkëpunimit të ngushtë me Komunën e Dibrës, sot ka ndarë 17 vendime pune për punonjësit që deri më tani ishin të angazhuar me kontrata të përkohshme.
Gjithashtu, janë në procedurë edhe 2 vendime të tjera, me ç’rast numri i përgjithshëm i vendimeve arrin në 19.
Ky hap përfaqëson një angazhim të qartë për sigurimin e stabilitetit të punësimit, motivimin e stafit dhe forcimin e kapaciteteve operative të ndërmarrjes në shërbim të qytetarëve të Dibrës.
Kjo është politika jonë e punës dhe zhvillimit , jo premtime boshe, por rezultate reale që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Për ne, çdo vend pune i siguruar është një hap drejt dinjitetit, stabilitetit social dhe zhvillimit lokal.