Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka nisur procedurë penale ndaj një 48-vjeçari të dyshuar për veprën penale – Ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit, sipas nenit 191 paragrafi 2 i Kodit Penal.
I dyshuari e ka kryer veprën disa herë gjatë dy muajve të fundit, duke siguruar klientë për një shtetase 23-vjeçare nga Kosova, e cila ishte e strehuar në motelin e tij. Ajo ka ofruar shërbime seksuale kundrejt pagesës, ndërsa pjesën më të madhe të fitimeve ia dorëzonte të dyshuarit.
Me propozim të prokurorit publik, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa viktima është vendosur në një qendër tranzitore për të huaj, deri në përfundimin e procedurës.
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se policët, më 23 korrik, e kanë ndaluar gruan nga përpjekja për vetëvrasje në një rrugë publike.