Më 25.07.2025, në orën 13:00, në Stacionin Policor të Radovishit, një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore Radovish ka raportuar se për ndihmë mjekësore ishte sjellë R. Gj. (72) nga fshati Vojsllavci, komuna e Radovishit, i cili kishte pësuar lëndime pasi kishte rënë nga një traktor në vendin e quajtur “Stopanstvoto”, në territorin e fshatit Vojsllavci.
Ai u dërgua në Qendrën Mjekësore të Shtipit, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendngjarje u krye ekspertizë nga prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, një inspektor i punës dhe një ekip i Departamentit për Punë të Brendshme Radovish.
Sipas hetimeve fillestare, R. Gj. ishte duke udhëtuar në traktorin që drejtohej nga R. P. (58) nga fshati Raklish, komuna e Radovishit. Ai kishte qenë ulur në anën e djathtë të kabinës dhe gjatë lëvizjes kishte rënë nga traktori, pas çka ishte shtypur nga goma e pasme e djathtë e traktorit.
Me urdhër të prokurorit publik, drejtuesi i traktorit, R. P., është privuar nga liria, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.