Më 25.07.2025 në ora 14:45, në Vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në hyrje të shtetit, janë privuar nga liria S.S. (59) dhe B.A. (55), të dy nga Shkupi.
Në përpjekje për të hyrë në vend me përparësi, S.S., i cili drejtonte automjetin “Golf” me targa të Shkupit, në të cilin po udhëtonin, u tha nëpunësve policorë nga FRONTEX-i se është diplomat, duke paraqitur një dokument udhëtimi të ashtuquajtur të lëshuar nga Komiteti Evropian i Policisë. Ndërsa nëpunësve policorë të Maqedonisë u deklaroi se është i punësuar në MPB, por nuk e kishte me vete legjitimacion zyrtar.
Gjatë kontrollit shtesë ndaj personit dhe automjetit, janë gjetur dokumente udhëtimi, një faqe biometrike për pasaportë, dy vula plastike, katër letërnjoftime dhe sende të tjera.
Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit” sipas nenit 378 të Kodit Penal, sendet e gjetura janë sekuestruar, ndërsa personat janë privuar nga liria dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse.