Më 24.07.2025, në orën 19:54, në Departamentin për Punë të Brendshme në Gostivar është raportuar se në rrugën “JNA” në Gostivar, një fëmijë 10-vjeçar nga Gostivari, duke drejtuar një trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe ka rënë.
Si pasojë e aksidentit, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në spitalin e Gostivarit.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i DPB Gostivar.