Mijëra dërgesa arrijnë tek qytetarët e Maqedonisë çdo ditë pa asnjë denarë doganë të paguar — falë anashkalimit të rregullave që platformat e huaja si Temu i përdorin me shkathtësi dhe në mënyrë masive. Viktor Stojkoski, sekretari i përgjithshëm i shoqatës së tregtisë elektronike, thotë se produktet deklarohen me vlerë nën 22 euro (për të qenë pa detyrime doganore dhe TVSH), respektivisht 90 euro (për të qenë pa detyrime doganore) dhe kështu qytetarët marrin produkte më të lira për të cilat nuk mund të garantohet gjithmonë siguria, dhe nga ana tjetër, bizneset vendase që paguajnë rregullisht këto tarifa po luftojnë me konkurrencën jolojale.
“Dërgesat e Temus, siç mund të dëshmojmë dhe vërejmë janë se çdo produkt, nuk e tejkalon çmimin mbi 22 euro, që është një prag doganor, ku ajo dërgesë është e përjashtuar nga TVSH dhe doganat në vend, dhe kjo është diçka në bazë të së cilës çdo dërgesë nga Temu vjen pa pasur nevojë të deklarojë dhe të kalojë atë procedurë doganore”, tha Viktor Stojkoski – Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës për Tregti Elektronike.
Sipas hulumtimit nga Toy industries of Europe, tregojnë se 95% e lodrave të blera në platformat e njohura të internetit nuk i plotësojnë standardet evropiane të sigurisë, duke përfaqësuar shqetësime serioze shëndetësore, duke përfshirë kimikatet toksike dhe rreziqet e ngufatjes.
Stojkoski shton gjithashtu se pasi pragu që çmimi i dërgesave nën 150 euro përjashtohet nga detyrimet doganore nuk mund të kontrollohet nga BE. Prandaj, rezoluta e re propozon forcimin e kapaciteteve teknologjike të inspektimeve doganore dhe të tregut përmes përdorimit të inteligjencës artificiale dhe mjeteve digjitale për monitorimin dhe analizën e rrezikut.
“Hulumtimi madje tregon se materialet që janë bërë nga këto lodra kanë veti toksike dhe nuk janë të mira për fëmijët. Kështu, siguria e dërgesave sipas të gjitha sondazheve thuhet se është e shkelur. Kjo nuk mund të kontrollohet nga BE, sepse shërbimet doganore janë të mbingarkuara me numrin e tepërt të dërgesave që vijnë nga këto platforma kineze“u shpreh Viktor Stojkoski – Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës për Tregti Elektronike.
Qytetarë janë me pikëpamje të ndara, disa janë të kënaqur me produktet që kanë blerë përmes Temus, dhe pjesa tjetër jo.
Anketë- Qytetarë
“Bleva një maskë telefoni dhe bleva më shumë gjëra nga atje, mora një dron por nuk funksionoi shumë mirë”.
“A ju kanë tarifuar ndonjëherë doganat për një dërgesë më të madhe?- Jo, kjo është fantastike “.
“Për fëmijët veshje, për ne teknologji çdo gjë që na duhet. Dërgesat janë të sigurta dhe mbërrijnë në kohë”.
Stojkoski thotë se, për të mbrojtur kompanitë vendase, duhet të ndjekim rregulloret evropiane dhe ato masa që Evropa do të vendosë për të mbrojtur kompanitë vendase nga konkurrenca e pandershme, dhe ato vijnë në përputhje me rezolutën e fundit të miratuar nga Parlamenti Evropian më 9 korrik të këtij viti./Alsat.mk