“155 personat të punësuar me kontrata në Spitalin e Tetovës, do të marrin kontrata të përhershme dhe procedura është e përfunduar”. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, pasi Fondi për Sigurim Shëndetësorë nuk e ka aprovuar vendimin që ata të mbetën në pun. Aliu nuk u përmbajt aspak edhe ndaj akuzave të BDI-së dhe të ish partisë së tij ndaj tij.
“Ata çfarë kanë, rrinë të fshehur nëpër qoshe, pas tastierave, duke përhapur gënjeshtra për të mbuluar gjithë zullumet dhe turpet që i bën veçanërisht në shëndetësi. I dëgjuat trillimet 155 persona nga Tetova, gjoja nuk do të punësohen, turp, turp madje për standardet e tyre të gënjeshtrave turpi i madh. Është një teatër i madh, por poena të lira politike mbi supet e njerëzve, që prej vitesh jetonin në pa siguri dhe me shantazh, prandaj e themi sot qartë 155 punonjës në Spitalin Klinik të Tetovës, do të marrin kontrata të përhershme, pikë. Procedura është e përfunduar, kemi dhënë fund një agonie që ata e krijuan dhe ushqyen me rradhë. Ky problem zgjatë me vite, sepse BDI ishte me dekada në pushtet dhe kur nuk u mundua të zgjidhte problem, madje kur edhe Arben Taravari ishte një vit ministër nuk bëri asgjë, vetëm rrinte dhe shikonte se si këta njerëz po poshtëroheshin me kontrata të përkohshme dhe jetonin në pasiguri”, ka deklaruar ministri Azir Aliu, raporton SHENJA.
Data 18.02.2026
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski heq dorë nga avioni, LSDM: Paratë të shkojnë për rritjen e pagave
- Asani publikon foto me Limanin dhe lë mesazhin që “flet” më shumë se fotografia
- (VIDEO) Mickoski: Kam marrëdhënie të mira me të gjithë krerët e VLEN-it
- 48 orë paraburgim për dy persona nga Maqedonia: Dyshohen për lidhje me 5 tonë marihuanë të sekuestruar në Serbi
- (VIDEO) Zgjedhja e kryeprokurorit, Pançevski paditi anëtarët e Këshillit të Prokurorëve
- VLEN: Korridori 8, bosht strategjik për sigurinë euroatlantike dhe zhvillimin
- Hoxha në Tiranë: Korridori 8 – Shtyllë e zhvillimit rajonal dhe integrimit evropian
- “Bozhinovska – Rama: Ndërlidhja e gazit të shtetit është hap kyç drejt stabilitetit energjetik dhe integrimit rajonal”


