Më 16.07.2025 në orën 16:00 në SPB Tetovë, një person 46-vjeçar nga një fshat i Tetovës, pronar i një firme private nga Tetova, ka denoncuar se është mashtruar nga M.S. nga Tetova, i cili përkohësisht qëndron jashtë vendit, ku është pronar i një firme me të njëjtin aktivitet. Sipas denoncimit, në fillim të vitit 2025, M.S. i ka kërkuar dhe janë dakorduar që t’i prodhojë materiale për një shumë prej 20.450 franga zvicerane, pas së cilës materialet përmes një firme tjetër private për transport janë dërguar jashtë vendit dhe pasi është lëshuar fatura, M.S. përmes llogarisë bankare i ka paguar vetëm një pjesë të parave në vlerë prej 5990 franga zvicerane. Siç është denoncuar, ai më pas ka tentuar të kontaktojë me të, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Data 19.02.2026
Aktuale
- Tetovë: Kadir Ismaili pret Ambasadoren e Kinës, nis zyrtarisht aktiviteti i plotë i kompanisë
- Në vendet e rajonit falet namazi i teravisë së parë me rastin e Ramazanit
- Mexhiti: Ramazani, muaj i dritës dhe bashkimit, nisi me hapjen e një xhamie të re në Fushë Topanë
- Bekim Qoku: Çdo vendim i Besës është edhe vendim i VLEN-it
- Dr. Nita Zeqiri dhe Dr. Bekim Fera ligjërojnë mbi Sindromën Metabolike – Kardiodiabetin, fillon cikli i trajnimeve nga OKH Merhamet
- Limani: Shprehja e pakënaqësive nuk është gjithmonë vetëpërjashtim, por shpesh është edhe alarm politik
- Çfarë na sjell vendimi final i Gjykatës Speciale? Ish-gjykatësi Shala ndan mendimin e tij
- Zekolli-Shaqiri: MiT ka nisur procedurat për përgatitjen dhe lidhjen e Marrëveshjes për Transport Ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite


