Gjatë një kontrolli të rregullt në ambientet sanitare të Qendrës Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë zbuluar një sasi të dyshuar të marihuanës dhe një telefon celular të kontrabanduar.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se janë gjetur 94 gramë marihuanë dhe një telefon celular në hapësirat e njohura si WC, brenda objektit korrektues.
Njësiti i Departamentit për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) nga Peja ka dalë në vendngjarje dhe ka konfiskuar materialet e dyshuara.
“Qendra Korrektuese Dubravë, Istog 10.07.2025-14:20. Oficeret korrektues kanë njoftuar se gjatë kontrollit në ËC kanë gjetur 94 gramë marihuanë dhe një telefon celular. Njësiti i DHTN-Pejë ka konfiskuar substancën e dyshuar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /21Media