Partitë shqiptare përplasen duke akuzuar njëra tjetrën se kush i ka diskriminuar më shumë shqiptarët, gjatë qeverisjeve të tyre. Sipas VLEN-it, BDI 20 vjet ka bërë diskriminin sistematik ndaj shqiptarëve. Këtë e tregojnë përmes disa statistikave.
VLEN
“Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta – 218 maqedonas
SHA për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirën banesore dhe afariste – 275 maqedonas, vetëm 12 shqiptarë
Enti për ekzaminimin e materialeve dhe zhvillimin e teknologjive të reja – 27 maqedonas, 3 shqiptarë
Agjencia e Administratës – 50 maqedonas, 7 shqiptarë
Agjencia për Planifikimin e Hapësirës – 21 maqedonas, 3 shqiptarë”
E nga BDI thonë se rasti i fundit në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut, ku nga 18 të punësuar, në gjashtë muajt e fundit, vetëm një është shqiptar, edhe pse institucioni udhëhiqet nga një shqiptar, është dëshmi e qartë se ky plan realizohet me metoda të sofistikuara diskriminimi. Kjo strategji sipas tyre antishqiptare po zbatohet në disa nivele:
BDI
• përmes mospërfilljes së legjitimitetit politik të shqiptarëve,
• përmes mosrespektimit të parimit të Badenterit,
• përmes shfuqizimit të balancuesit,
• dhe përmes shkeljes totale të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore dhe publike.
Ata shtojnë se shqiptarët jo vetëm që po përjashtohen nga institucionet që drejtohen nga të tjerët, por tashmë edhe nga ato që udhëhiqen prej vetë shqiptarëve. Ndërs nga VLEN janë kundërpërgjigjur se ata nuk bëjnë pazar me të drejtat e shqiptarëve, por mbron ato dhe i garanton me ligj.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/