Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur së fundmi në territorin e komunës që ai drejton, ku është përfshirë kryetarja e Qytetit të Shkupit, znj. Danella Arsovska. Përmes një deklarate zyrtare, Komuna e Çairit ka dënuar ashpër aktin, duke e cilësuar si një sjellje të papranueshme dhe cenim të rëndë të normave të një shoqërie demokratike dhe të civilizuar.
Ngjarja nuk ka asnjë lidhje me institucionin tonë,” thuhet në deklaratë, ku theksohet se asnjë i punësuar apo funksionar i komunës nuk ka qenë i përfshirë apo i pranishëm në vendin e ngjarjes.
Komuna e Çairit ka ritheksuar përkushtimin e saj për ruajtjen e rendit publik, respektimin e institucioneve dhe promovimin e bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve.
Në përfundim, nga komuna theksohet se institucionet kompetente do të veprojnë sipas procedurave për zbardhjen e rastit dhe garantimin e qetësisë publike.