Prokuroria Themelore Publike e Manastirit lëshoi një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi për vepër penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal.
I dyshuari, një burrë 42-vjeçar nga Manastiri, u përpoq të vriste një person dje në “Tregun e Ri” në Manastir. Ai iu afrua nga prapa ndërsa i dëmtuari po rregullonte mallra në banak dhe e sulmoi me thikë kuzhine, duke i shkaktuar dy goditje dhe plagë thike në shpinë.
“Meqenëse ekzistojnë rrethana të veçanta që justifikojnë frikën se i dyshuari, nëse lirohet, do të pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët, si dhe se ai mund ta përfundojë tentativën e krimit, prokurori publik propozoi paraburgim për te”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.