MPB njofton se me datë 07.07.2025 në Njësinë Policore Tearcë, një grua 35-vjeçare ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 12:00, në fshatin Nerasht, në oborrin e shtëpisë, është sulmuar fizikisht nga ish-kunati i saj J.A. nga fshati Nerasht, i cili gjatë sulmit ka përdorur një mjet prej druri. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.