H&M Hennes & Mauritz AB (H&M), brendindërkombëtar i modës i njohur për ofrimin e modës dhe cilësisë me çmimin më të mirë në një mënyrë të qëndrueshme, njofton për hapjen e dyqanit të saj të katërt në Maqedoninë e Veriut, më 17 korrik, në orën 10:00, në qendrën tregtare Palma Mall në Tetovë.
Shitorja, e cila do të shtrihet në një hapësirë prej 1,817 metrash katrorë në dy kate, përfaqëson ambicien e H&M për të krijuar një ambient frymëzues ku secili mund të shprehet përmes modës, ndërkohë që shijon një përvojë të lehtë dhe të këndshme blerjeje. Klientët do të kenë mundësinë të eksplorojnë një varg të gjerë të veshjeve moderne dhe aksesorëve për gra, burra, adoleshentë, fëmijë dhe foshnje.
“Hapja e shitores tonë të katërt në Maqedoninë e Veriut – dhe e parës jashtë kryeqytetit – është një moment krenarie për ne. Kjo pasqyron përkushtimin tonë të fortë për ta bërë modën më të qasshme për klientët në të gjithë vendin dhe jemi të emocionuar që po sjellim përvojën e H&M në qytetin dinamik të Tetovës,” – deklaroi Thomas Estrany, menaxher i shitjeve për rajonin e tregut të Greqisë në H&M, që përfshin operacionet në Greqi, Rumani, Bullgari, Qipro, Kroaci, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Për të festuar hapjen e madhe, 100 blerësit e parë që do të realizojnë blerje prej së paku 3,000 denarë do të marrin një kartelë dhuratë me të njëjtën vlerë. Mysafirët do të shijojnë gjithashtu një atmosferë festive me DJ performancë live, pije freskuese dhe festë me ekipin e H&M.
Dyqani në Tetovë shënon një kapitull të ri në rrugëtimin e H&M në Maqedoninë e Veriut, duke e afruar ofertën e modës më pranë klientëve në një rajon dinamik dhe në zhvillim.