Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se sonte ata kanë hapur shtabin zgjedhor në Strugë, shkruan SHENJA. Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në një postim në rrjetin social facebook shkroi se sonte Struga u zgjua për ndryshim dhe se foli qartë.
“Në zemër të qytetit tonë të bukur, u hap me madhështi shtabi për zgjedhjet lokale, vendi ku nis organizimi për ndryshimin që e kemi pritur gjatë. Qindra struganë të mbledhur, energji e jashtëzakonshme, besim i palëkundur, ky është urimi më i mirë drejt fitores që na pret!
Shef i shtabit do jetë Albrim Hoxha, një djalë i përkushtuar, i guximshëm, me vizion dhe rrënjë të thella në Strugë. Nën drejtimin e tij, ky shtab do të jetë zemra e fitores!
Struga po kërkon ndryshim. Dhe ne jemi përgjigjja. Ne jemi zëri i qytetarëve që nuk duan më premtime boshe. Ne jemi shpresa e gjeneratave të reja. Ne jemi garancia që Struga do të qeveriset me dinjitet, drejtësi dhe punë konkrete.
Në këtë frymë ndryshimi, VLEN i jep mbështetje të plotë kandidaturës së pavarur të biznesmenit Mendi Qyra, një emër që mishëron suksesin, integritetin dhe vizionin për një Strugë më të zhvilluar.
Shtabi është hapur, dhe fitorja nis KËTU! Le ta kthejmë Strugën në simbolin e fitores, të qeverisjes së ndershme dhe të energjisë qytetare. Ky është momenti ynë. Ky është viti ynë. Dhe bashkë me struganët do bëjmë ndryshimin!
Struga u zgjua. Struga fiton. Struganët vendosin, jo klanet!, ka shkruar zv/kryeministri Mexhiti.
Data 07.07.2025
Aktuale
- Ndalohet qarkullimi për kamionët për shkak të zjarrit afër Bllacës, qarkullimi për veturat devijohet
- VLEN hap shtabin zgjedhor në Strugë, i jepet mbështetje kandidatit Mendi Qyra
- Një helikopter i MPB-së po ndërhyn për të shuar zjarrin afër pikës kufitare në Bllacë
- Evakuohen pacientët dhe personeli i Bardovcit, zjarr në oborrin e Spitalit Psikiatrik
- Aksident me vdekje, makina del nga rruga! Humb jetën një person, detajet e para
- Kujtova se hapet pishina, ata kishin bë parti?!
- Shqiptarët përbëjnë mbi 36% të lindjeve në Maqedoninë e Veriut
- MSH: Ka përfunduar faza e parë e rehabilitimit për 45 të lënduar në “Puls”