Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka dërguar kërkesë për mbështetje ajrore tek Ministria e Punëve të Brendshme, pas marrjes së një raportimi në numrin e thirrjeve emergjente 112.
“Kryetari i Komunës Çuçer-Sandevë raportoi zjarr në numrin emergjent 112 mbi rrugën magjistrale Shkup – Bllacë, para tunelit në anën e djathtë. Zjarri ndodhet në terren të paarritshëm, për shkak të të cilit ekipet e Njësisë së Mbrojtjes nga Zjarri nuk kanë mundësi të ndërhyjnë nga toka.
Zjarri ka intensitet të lartë, ndërsa era e fortë e përhap dhe e shtyn drejt kodrës, ndërsa krahu tjetër i zjarrit po lëviz drejt fshatrave Bllacë dhe Çuçer.
QMK ka kërkuar mbështetje ajrore urgjente, ndërsa helikopteri është në fazë përgatitjeje teknike dhe pritet të ngrihet së shpejti”, thuhet në njoftimin e QMK-së. /SHENJA/
Data 21.02.2026
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski: Koalicioni qeverisës po funksionon shkëlqyeshëm
- EMRAT/ Vrasja me thikë në Kavajë, si nisi sherri mes autorit dhe viktimës! Goditjet në zemër rezultuan fatale për 47-vjeçarin
- Tragjedia në Maliq: Inxhinieri nga Kosova humb jetën në hidrocentral
- Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, qytetarët të revoltuar: Kemi orë të tëra në rrugë, nuk dimë nga të kalojmë! Të gjendet një zgjidhje alternative sa më shpejt
- Mislimi: Korridori 8 meritë e Artan Grubit, liderët e VLEN-it kanë qenë kundër!
- Nikolloski: Me dinamikë të shkëlqyer po ndërtohet autostrada Gostivar – Bukojçan
- Diga e Likovës është përplotë, uji i tepërt do të lirohet, flet drejtori Darko Zhivkovski: Qytetarët janë të sigurt, nuk ka vend për shqetësim
- Reagon Klan Kosova: Dënohet dhuna ndaj moderatorit Alaudin Hamiti


