Ai sot kërkoi falje duke thënë se është keqinterpretuar iniciativa e tij dhe se nuk do të ketë tatim.
“Është fakt se jam i shqetësuar për situatën demografike në shtet. Dhe, fakt është se si kryeministër i qeverisë, përgjegjësia ime është që të jem i shqetësuar për të ardhmen e shtetit tim, për shkak se unë jam kryeministër i Qeverisë i cili thellësishtë merret me demografinë dhe lëvizjen demografike. Ajo që mund ta theksoj është se në në heshtje po zhdukemi dhe po vdesim. Kjo nuk duhet të kalojë pa u vërejtur”, tha Mickoski.