Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një shtetasi të huaj në pikën kufitare më Merdar.
Sipas njoftimit shtetasi i Azerbajxhanit është arrestuar nga Policia Kufitare, pasi i ka ofruar 20 euro ryshfet një zyrtari policor për të mundësuar kalimin e paligjshëm të kufirit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente.