Si pasojë e një vetaksidenti që ngjau në mesnatën e sotme në Treboviq të Pejës, një person nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, ndërsa dy të tjerë mbetën të lënduar.
Media mësoi se viktima që humbi jetën është i riu, Metlind Neziri, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.
Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet sot në varrezat e vendlindjes.
Dy të lënduarit tjerë fillimisht janë trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës dhe më pas janë dërguar për në QKUK, ku dhe po vazhdon trajtimi i tyre.