Një ngjarje e rëndë është raportuar në Durrës, ku një 48-vjeçar është marrë me forcë në një automjet nga katër persona dhe është dhunuar brutalisht. Ngjarja është denoncuar nga vetë i dëmtuari, shtetasi me inicialet D. S., i cili ka deklaruar se është rrëmbyer dhe dhunuar fizikisht nga katër të rinj.
Policia e Durrësit ka reaguar menjëherë dhe, pas hetimeve paraprake, ka identifikuar autorët e dyshuar:
– A. K., 27 vjeç
– K. K., 31 vjeç
– J. K., 35 vjeç
– S. P., 27 vjeç
Të gjithë janë banues në Durrës dhe janë shpallur në kërkim policor.
Sipas njoftimit zyrtar, automjeti i përdorur për rrëmbimin është gjetur dhe sekuestruar, ndërsa po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave përgjegjës.
Nga ana tjetër, 48-vjeçari i dhunuar ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore. Vijon puna për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Morën me forcë, në automjet, një 48-vjeçar dhe e dhunuan, identifikohen 4 shtetasit.
Punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i përdorur nga ata.
Menjëherë për kallëzimit të shtetasit D. S., 48 vjeç, se 4 shtetas e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.
Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.